Nis sot sesioni i ri parlamentar. Në fjalën e parë para deputetëve, që e mbajti nga foltorja e Kuvendit, kryetarja Elisa Spiropali ftoi kolegët e të gjitha forcave politike për reflektim dhe bashkëpunim.
“Zgjodha të zbres në podium që të dëshmoj se ndjej që vendi im është mes të barabartëve me njëri tjetrin po kaq të ndryshëm nga njëri tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në takimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi përballë këtyre numrave. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike dhe brengat se çfarë duhet të kishim bërë ndryshe. Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët. Pendesa për gjykime vlen vetëm për të gjetur fort dhe korrigjuar se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Reflektimi duhet të jetë i përbashkët që përfshin qortimin për të shkuarën dhe projeksionin e së ardhmes. Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante të gjykonte kur ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar duhet të ishte më pak luftarake e më shumë. Në këtë fillim sesioni ju bëj thirrje palëve të mbrojmë pikëpamjet e qëndrimet tona me etikë parlamentare duke respektuar institucionin e kuvendit dhe qytetarët që kanë votuar e ndjekur.“, u shpreh Spiropali.
Kryeparlamentarja ftoi opozitën që të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike”./abcnews.al