Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani

schedule17:07 - 19 Shtator, 2024

schedule 17:07 - 19 Shtator, 2024

Deputetët, në nisje të seancës plenare, kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve në nderim të Bogdanit.

“Bogdani shërbeu për dy legjislatura si deputet. Serioz, fjalëmatur, patriot, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje, Gerti Bogdani do të mbetet i tillë në kujtesën e qytetarëve që u shërbeu me korrektesë, përkushtim dhe dashuri.”, u shpreh Spiropali.

Ish-deputeti i PD u përcoll sot për në banesën e fundit. Kuvendi mbajti homazhe paradite në nderim të ish deputetit ndërsa PD shpalli të enjten ditë zie duke anuluar të gjitha aktivitetet në të gjithë vendin.

Të shumtë ishin kolegë, miq, shokë dhe qytetarë, të cilët iu drejtuan sallës së Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar Bogdani, i cili spikati me protagonizmin dhe angazhimin e tij qytetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!