Sërish kaos e tymuese nga grupi Berisha/ Kuvendi tetë minuta seancë, miratohen ndryshimet në rregullore

schedule10:30 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 10:30 - 14 Dhjetor, 2023

TIRANË– Nisi me rreth 20 minuta vonesë, por zgjati vetëm 8 minuta seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.

Tensionet shoqëruar seancën që në nisje të saj, ku deputetë të Foltores së Sali Berishës u përplasën me Gardën e Republikës e cila nuk I lejonte të hynin të sallë.

Ndonëse pak prej tyre mundën të tejkalojnë gardhin e Gardës, sërish nuk munguan tymueset e flakadanët brenda në sallë.

Për shkak të situatës së krijuar, kryeparlamentarja Nikolla kaloi menjëherë për votim pr/ligjet e parashikuara në rendin e ditës, ku mes tyre edhe miratimi i rregullores së Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtim deri në 60 ditë për deputetët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!