Denaj në interpelancë të thirrur nga Roshi: I dolëm në një vit të vështirë

schedule10:14 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 8 Shkurt, 2021

Ka nisur këtë të hënë seanca parlamentare me një interpelancë nga Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj. Interpelanca është thirrrur  nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi.

Ministrja Denaj, në fjalën e saj u shpreh, duke iu drejtuar Roshit tha se shpreson që edhe ai vetë të kërkojë kupnonin kudo ku merr shërbime.

“Ekonomia informale është një plagë e vjetër e shoqërisë. Për këtë besoj që të gjithë duhet të kontribuojnë. Ne ia dolëm në një vit të vështirë, biznesi i vogël mori masa për te dalë nga situate jo vetëm vetëm, por edhe me ndihmën e qeverisë…Siguruam paga për 300 mijë individë…”

Sa i përket punësimit gjatë vitit 2020, ministrja Denaj tha: “Po t’i kthehemi 2020, një numër i madh i të papunësh në prill, minus 46 mijë. Duhet ta shohim procesin si ka evoluuar. Nuk bëhet fjalë për shifra të sjella nga një individ por nga një institucion. Numri i bizneseve të regjistruara ka një trend pozitiv.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!