Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta jep mesazhin nga Liqeni Artificial

schedule10:12 - 7 Shkurt, 2022

schedule 10:12 - 7 Shkurt, 2022

Ndërkohë, që Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot sërish për shqyrtimin e vendimit për të shkarkuar ose jo Presidentin Ilir Meta, ky i fundit ka dhënë mesazhin e tij.

Kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet tek Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa u uron ndjekësve një javë të mbarë. “Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.

Në seancën e sotme do të përgjigjet Presidenca për 72 pyetjet. Sakaq, përfaqësuesi ligjor i presidentit ka shpreur një kërkesë: “Kemi nevojë të shfaqim fakte para gjykatës”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!