Rinumërimi për Tiranën/ Hapja e kutive të para, PD i vetmi subjekt që i ishte shtuar votë pa të drejtë

schedule12:29 - 18 Qershor, 2025

schedule 12:29 - 18 Qershor, 2025

Ka nisur sot rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës.

Por duket se hapja e kutive ka rezultuar boomerang për PD. Nga një kuti e numëruar në bashkinë e Kamzës, KZAZ nr.28, është vërejtur se PD i është shtuar një votë me pa të drejtë.

Në këtë kuti, PD kishte marrë 210 vota, por tani do të ketë 209.

Ndërkaq, rinumërim nuk ka për Vorën dhe njësinë 10, ku u aplikua votimi elektronik. I vetmi mandat që mund të vihet në diskutim gjatë rinumërimit në Tiranë, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD, që bëhet me 14 deputetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!