Nis rinumërimi i 530 vendvotimeve në Kosovë, KQZ jep arsyet

schedule19:56 - 17 Tetor, 2019

schedule 19:56 - 17 Tetor, 2019

Në Kosovë filloi sot pasdite vonë rinumërimi i 530 vendvotimeve që i përkasin komunave të ndryshme. KQZ-ja bëri publike pesë arsyet pse u vendos të bëhet rinumërimi.

Qendra për numërim dhe rezultate në Kosovë nisi sot pasdite vonë rinumërimin e 530 vendvotimeve. Problemet e gjetura nga analiza e auditimit përfshijnë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike; 24 vendvotime që kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta; 81 vendvotime ku nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët;

89 vendvotime, ku gjatë kandidati ka më shumë vota se subjekti politik dhe 187 vendvotime ku rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin e 4639 dërgesave postare me vletëvotime të ardhura nga diaspora, dhe kërkoi që KQZ-ja t’I numërojë të gjitha.

Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate, thotë se e ka kaluar pragun për t’u futur në parlament. Sekretari i Nismës Bilall Sherifi ka shkruar në një postim në mediat sociale se të dhënat përfundimtare thonë se koalicioni NISMA-AKR-PD e ka kaluar pragun prej 5% pas rinumërimit të 314 kutive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!