Në më pak se 24 orë nga njoftimi për nisjen e punës për rehabilitimin e aksit Vorë-Fushë Krujë, mjetet zbritën në terren. Por bllokimi i kësaj arterieje të rëndësishme rrugore, pa i dhënë kohë drejtuese të mjetee për marrjen e masave, duket se do sjellë kaos në qarkullim.
Bashkë me punimet ka nisur edhe kaosi në trafik. Kjo situatë është me e lehta që mund të ndodhë, pasi në pak orë pritet që lëvizja në segment të bllokohet plotësisht.
Ndërprerja e qarkullimit të mjeteve në segmentin Kthesa e Doganës-Kthesa e Prezez, çka paralizon aksin Vorë-Fushë Krujë, ku kalojnë gjithë mjetet e tonazhit të rëndë nga veriu i Shqipërisë drejt Portit të Durrësit dhe anasjelltas u njoftua nga ARRSH dhe Policia Rrugore mbrëmjen e së mërkurës.
Në mungesë të një fushate informuese dhe sensibilizuese nga ARRSH, derisa drejtuesit e mjeteve të mësojnë bllokimin e rrugës, do të ketë nga ata që do kthehen në mes të rrugëtimit.
Tabela “surprizë” për rrugë të bllokuar shfaqet 100 metër larg pikënisjes së punimeve.
Një tjetër e vendosur vetëm mëngjesin e së enjtes disa metra para rrethrrotullimit nga Vora drejt Fushë-Krujës kalon pa vemendjen e drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë që nuk ka një tabelë orientuese për itenerarin devijues.
Sipas ARRSH-së, segmenti në fjalë do të qëndrojë i bllokuar për 45 ditë, kohë gjatë së cilës do të prishen shtresat ekzistuese asfaltike, do të bëhet shtrese e re si dhe sinjalistike rrugore. /abcnews.al