Nis rehabilitimi i segementeve rrugore, Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin

schedule11:55 - 9 Shtator, 2018

schedule 11:55 - 9 Shtator, 2018

Të hënën do të nisini punimet për të rehabilituar dy segemente rrugore në vend, atij nga Shkodra në Murriqan dhe nga Lezha në Shëngjin.

Autoriteti Rrugor Shqiptare në një njoftim të përbashkët me Policinë e Qarkullimit Rrugor sqarojnë se nga ura e Bunës deri ne Murriqan, ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese të asfaltit dhe zëvendesimin e nënshtresave me çakëll dhe stabilizant, arsye kjo që kërkon devijimin e trafikut.

Ndërsa në segmentin Lezhë-Shëngjin prashikohet instalimi i barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve.

Lëvizja e të gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin të devijohet majtas në Knallë në askin rrugor Kënallë – Kunë.
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shengjini në Lezhë duhet të devijohen djathats në askin rrugor Kënallë – Kunë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!