Nis rehabilitimi i aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz

schedule13:02 - 23 Nëntor, 2018

schedule 13:02 - 23 Nëntor, 2018

Në kuadër të Programit Kombëtar të Rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Qelë-Fushë Arrëz, me gjatësi prej 45 km. Kreu i ARRSH, Afrim Qendro tha se aksi arrin vlerën 8.7 milionë euro dhe do të përfundoje brenda afatit 12-mujor të punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz, aks i cili ka një gjatësi prej 45 km dhe me vlerë që arrin në 8.7 milion euro.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha se rehabilitimi i këtij aksi rrugor do të jetë i thellë dhe brenda standardeve.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH: “Një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Për një gjatësi gati prej 12.5 mijë metrash linear ne do të vendosim edhe barrierat mbrojtëse”.

Qendro bëri të ditur se rehabilitimi aksit mjaft problematik do të përfundojë brenda afatit 12 mujor.

Gjatë vizitës në Pukë, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar zhvilloi edhe një dëgjesë publike me banorët e zonës në lidhje me programin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe impaktin që ai sjell.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!