Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi, është duke shijuar disa ditë pushimi. Ajo si destinacion ka zgjedhur shtetin turk, në një nga resortet luksoze në Bodrum.
Në këtë mënyrë, Jonida nuk ka nguruar të ndajë në rrjetet sociale foto të ndryshme.
Në njërën prej tyre, ajo shfaqet me në një palë bikini të zeza, teksa ka vënë në pah linjat perfekte trupore.
Ndërkohë komplimentet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit e këngëtares në Instagram.
Kujtojmë që vitet e fundit, Jonida ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndërsa është fokusuar më shumë në emisionin e saj të ri “Jonida’s Room”./abcnews.al