Nis puna për rehabilitimin e rrugëve në Fier

schedule14:01 - 9 Shkurt, 2019

schedule 14:01 - 9 Shkurt, 2019

Pas rehabilitimit të akseve kryesore në Fier, Bashkia ka nisur ndërhyrjet në rrugët e brendshme të qytetit. Investimin banorët e konsiderojnë të vonuar, por mjaft të domosdoshëm për përditshmërinë e tyre.

Dallimi mes bulevardeve dhe rrugëve të lagjeve përveçse i dukshëm është shqetësim i përditshëm për banorët në Fier. Prej vitesh kanë jetuar mes baltës dhe pluhurit. Ndërhyrja në rrugët e brendshme ka nisur së fundmi.

“Kjo rrugë ishte 60-vjeçare e pashtruar asnjëjherë”.

“Ka qenë shumë keq. Kurse tani faleminderit shumë që nisën të bëjnë rregullimet”.

Madje qytetarët që banojnë nëpër këto zona kishin menduar edhe të investonin privatisht.

“I kam mbledhur komshinjtë që të mbledhim para dhe ta shtrojmë rrugën, por ca donin dhe ca jo”

Rrugët dytësore në Fier në pjesën më të madhe të tyre janë të pa asfaltuara prej dekadash. Më problematiket janë ato të lagjeve përgjatë Gjanicës, ku për shkak të vërshimeve të here pas hershme të lumit janë dëmtuar edhe rrugët. Plani i bashkisë për rrugët dytësore parashikon në fazën e parë rehabilitimin e lagjeve problematike në qytet për të vazhduar më pas me ato në periferi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!