Nis puna për ndërtimin e by Pass-it të Fierit

schedule13:41 - 6 Nëntor, 2018

schedule 13:41 - 6 Nëntor, 2018

Rreth 37.9 milionë euro do të investohen për të përfunduar ndërtimin e by pass-it të Fierit. Kompania kontraktore ka firmosur kontratën me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ndërkohë punimet në terren kanë nisur.

Puna për ndërtimin e By Pass-it të Fierit ka nisur. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një njoftimi për shtyp. Kompania kontraktore ka ringritur kantierin e punimeve pasi ka firmosur kontratën me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ndërtimi i kësaj nyje infrastrukturore ka nisur që në vitin 2012 dhe sipas kontratës fillestare duhet të kishte përfunduar prillin e 2016. Vepra u la në mes, pasi kompania ndërtuese, italiania “Serenissima” falimentoi. Tashmë kjo vepër do të ndërtohet nga kompania kuvajtjane “CGC, Combined Group Contracting” e cila u përzgjodh mes 40 kompanive garuese nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve.

Kontrata e re parashikon një investim prej rreth 37.9 milionë euro. By-Pass-i i Fierit ka një gjatësi rreth 22 kilometra përgjatë së cilës është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m, konkretisht në lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Projekti gjithashtu parshikon ndertimin e 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Kryqëzimet në disnivel janë parashikuar të ndërtohen si mbikalim për lëvizjen e trafikut kryesor si dhe rrethrrotullim në bazë për lëvizjen e trafikut lokal. Synimi është që bypass-i Fierit të jetë i kalueshëm sezonin e ardhshem turistik. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur gjithashtu se ditët në vijim do të firmoset dhe kontrata me kompaninë që do të ndërtojë by pass-in e Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!