Segmenti që do të shkurtojë me afro 1 orë distancën mes Vlorës dhe Sarandës është thuajse në mes të punimeve. Afro 40 për qind e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës kanë përfunduar, ndërsa ka nisur puna edhe për katër urat e Bajpasit të Vlorës.
Puna në By passin e Vlorës, nyjes që pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në qytetin bregdetar, siç u vu re këtë fundjavë, po vijon me ritme të larta.
Ndërtimi i 30 kilometrave rrugë që do të shkurtojë distancën ndërmjet Vlorës dhe Sarandës me një orë, do shërbeje edhe si pikë zhbllokuese e trafikut me të cilin përballet Vlora çdo sezon turistik, kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë.
Aktualisht po punohet me gërmimet dhe ndërtimin e 4 urave.
“Jemi duke shtuar frontet e punës, të cilat vetëm për gërmim janë 11 fronte pune dhe për veprat e artit janë 7 fronte të reja. Aktualisht ne po avancojmë me njërën prej urave, por paralelisht po punojmë edhe me tre urat e tjera. Aktualisht jemi duke punuar edhe tek ura 1 dhe ura 5 dhe njëkohësisht, me të njëjtën proces që po punohet tek ura 3 po punohet edhe tek ura 4, kjo është ura 3 në km 13.600, jemi duke kryer gërmime për shpatullat dhe pilat e saj. Njëkohësisht jemi duke bërë edhe një studim gjeologjik , për përmirësimin e kësaj ure sepse formacioni gjeologjik është karstik dhe është i dëmtuar”, tha Klodian Goxharaj.
Afro 7 % e punimeve të 4 urave kanë përfunduar.
Në total janë 5 ura. Do të ndërtohen dhe 3 belvedere.
Është realizuar deri tani edhe 40 % e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës.
“Përsa i përket pjesës së gërmimeve ne kemi arritur deri në 40 % të volumit të tyre, dhe përveç 4 urave që i kemi filluar paralel, ne kemi filluar me disa nënkalime dhe mbikalime në trupin e rrugës. Kemi fillluar dhe me tombinot që ndodhen në përmasat 3-3 ose 2-2 ose 1-1 . Në disa segmente ka përfunduar gërmimet dhe të fillojë mbushja e rrugës. Shpronësimet kemi pasur problem në 80 % të trasesë sepse është e pa shpronësuar me VKM dhe kemi pasur pengesa në ecurinë e punimve”
Mbushje të rrugës po kryhen nga pika zeri në rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë deri në km e parë, si dhe në km e 8 dhe të 18.
“Rruga në malore do të jetë më dy korsi dhe në zbritje me një korsi dhe kjo do lejojë që të jetë një lirshmëri e duke liruar trafikun verior dhe jo të ndodhin problematika që deri dje të gjithë trafikun e përballon lungo mare”.
Ky investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit, realizohet me fondet e Bashkimit Europian, me vlere 35 milionë Euro.
Firma kontraktuese duhet t’i përfundojë punimet në Shkurt të vitit 2021, por drejtuesit e saj premtojnë se rruga do të dorëzohet përpara afatit./ABC News Albania 24/7