Protestë kundër Vuçiç/ Beograd, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e qeverisë: Përgjegjësi për Novi sad

schedule16:22 - 15 Mars, 2025

schedule 16:22 - 15 Mars, 2025

Mbi 100 mijë protestues mbushën këtë të shtunë rrugët e Beogradit, kryeqytetit Serb në atë që konsiderohet demonstrata më e madhe e dekadave të fundit.

Protestës këtë të shtunë i janë bashkuar përvec studentëve edhe qytetarë dhe punëtorë të thjesht të vendit. Prej disa muajsh në  Serbi po zhvillohen demonstrate mbi tregjedinë që ndodhi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit ku si pasojë e shembjes së një strukture  humbën jetën 15 persona.

Studentë, punëtorë dhe fermerë kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili është në pushtet prej 12 vitesh.  Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, vjedhje fondesh dhe fshehje të së vërtetës nëpërmjet ndërhyrjes në gjyqësor.

Përgjatë orëve të fundit , Policia në Serbi ka njoftuar se kanë arrestuar 13 persona ndërsa më parë autoritetet kishin paralajmëruar se kushdo të shkakton trazira do të përballet me drejtësinë.

Protestuesit këtë të shtunë të cilet gjenden anëembanë kryeqytetit Serb po mbajnë fjalime ndërsa brohorasin se askush nuk mund ti shkelë të drejtat dhe liritë e tyre .

Prej tre muajsh studentët në Serbi kanë pezulluar mësimin dhe janë zotuar se nuk do të kthehen në auditore deri në rrëzimin e qeverisë dhe zbardhjen e të vërtetës. Studentëve iu janë bashkuar edhe profesorët e universiteteve të cilët janë shprehur se ka ardhur koha që Frika të ndërrojë anë në Serbi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!