Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis procesi i rivlerësimit/ Publikohet Udhëzimi në Fletoren Zyrtare, afat deri në 31 dhjetor 2026

schedule13:54 - 24 Shkurt, 2026

schedule 13:54 - 24 Shkurt, 2026

Nis procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme në vend.Vendimi i hyrë në fuqi që prej 1 janarit nuk kishte nisur zbatimin në pritje të udhëzimit i cili është publikuar tashmë në fletoren zyrtare.

Norma e tatimit do te jetë 5% nga 15% që është aktualisht dhe qytetarët do të kenë  mundësi ta kryejnë këtë proces deri më 31 dhjetor 2026.

Aplikimi nga individët do të realizohet online në platformën e-Albania ku duhet të jepen të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.



Po ashtu një tjetër mënyrë për rivlerësimin do të jetë edhe nëpërmjet ekspertëve të çertifikuar.

Pas verifikimit të shlyerjes së pagesës së tatimit të rivlerësimit dhe të tarifave të shërbimit, aplikimi i individit konsiderohet i plotësuar dhe ASHK-së i lind detyrimi për të pasqyruar rivlerësimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Më pas drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 5 ditëve nga verifikimi i pagesës së tatimit të rivlerësimit të pasurisë dhe tarifave të shërbimit, duhet të kryejë shënimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për pasqyrimin e rivlerësimit.

Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të pare kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës

Aplikimet për rivlerësim të pasurive të cilat paraqiten pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës brenda datës 31 dhjetor 2026, por nëse nuk janë përfunduar, procedohen edhe pas kësaj date, nëse tatimi i rivlerësimit paguhet brenda datës 31 mars 2027.

Bizneset, do të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit vetëm në rast se   i kanë të pasqyruara pasuritë tyre në pasqyrat financiare të 2025-ës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!