Nis presioni mbi Berishën/ Shtohen zërat që i kërkojnë largimin, por doktori nuk dorëzohet

schedule15:26 - 16 Maj, 2023

schedule 15:26 - 16 Maj, 2023

Pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë, kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.

Ai shprehet se nuk ka pësuar asnjëherë humbje ndaj do nuk e pranon më këtë post.

Fajtor për rezultatin bën Sali Berishën dhe strukturat drejtuese në qarkun Lezhë, për të cilin thotë se duhet të japë dorëheqjen.

Por, Sali Berisha thotë se nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie. I pyetur në një konferencë për mediat nëse do të dorëhiqet pasi humbi Shkodrën, ai tha se nuk i ka humbur zgjedhjet, por socialistët kanë fituar me mbështetjen e krimit.

“ Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror, jo shteteror”