Në Kasharaj të Lushnjës ka nisur dezinfektimi nga ajri i rezervuarit, pas ngordhjes së mijëra peshqve, si pasojë e zbrazjes së ujëmbledhësit për shkak të punimeve në digë dhe në veprën e shkarkimit.
Pas qëndrimit në terren deri në orët e vona të mbrëmjes së të mwrkurws, që në orët e para të mëngjesit janë rikthyer dhjetëra forca të ushtrisë, të Bordit të Kullimit Rajonal të Lushnjës, si dhe përfaqësues të Bashkisë dhe Policisë, për normalizimin e situatës.
Për Abc News, Ylli Kashari, personi qe shfrytezonte aktivitetin thotë se i kishte mbaruar liçenca qe ne tetor të 2022, megjithatë pohon se nuk është njofruar për punimet qe do kryheshin ne rezervuar.
“Për boshatisjen e rezervuarit nuk më ka njoftuar asnjë që të merrja masat për largimin e peshqve.”
Kashari thotë se dëmi ekonomik i shkaktuar është kolosal dhe se do ta ndjekë çështjen edhe në rrugë ligjore, duke kërkuar dëmshpërblim.
“Do e ndjek me avokat. Dëmi është shumë i madh.”
Për rehabilitimin e tij, bashkia e Lushnjes ka lëvruar një fond prej 32 milionë lekësh dhe puna duhet te kishte përfunduar një vit më parë, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati.
Ndërsa institucionet vijojnë hetimet për situatën e krijuar, deri më tani Policia e Fierit ka proceduar penalisht administratorin e firmës zbatuese të punimeve, Ferdi Marra.


