Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë menjeherë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale a nisur dhe numërimin për fituesit për çdo komunë.
Gjakova është dhe një nga komunat ku ka filluar numërimi i votave dhe deri më taqni kryeson kandidati i AAK-së Ardian Gjini me 64.17%, i ndjekur pas nga kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosja Mimoza Kusari Lila me 10.42 % të votave ndërsa i fundit rënditet kandidati i NISMA-s me 1.19 % të votave deri më tani.
Ndërkohë kujtojmë se qytetarët e Kosovës këtë të dielë kanë votuar për kandidatët kryesues të komunave, ku procesi i votimit ka kaluar pa incidente.
Abcnews.al do të raportojë LIVE rezultatin e numërimit për secilën kuti votimi në komunat e Kosovës.
Faleminderit që qendroni me ne!/abcnews.al