Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numërimi i këtyre votave është parashikuar të përfundojë nesër dhe se kohë pas kohe rezultatet do të bëhen publike në faqen zyrtare të KQZ-së.
Ai madje ka thënë se në këtë numërim të votave që kanë ardhur me postë nuk janë përfshirë mbi 4 mijë vota e ardhura me postë pas përfundimit të afatit ligjor. Sipas zëdhënësit të KQZ-së ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postë./ABC News Albania