Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nis një epokë e re e eksplorimit në hapësirë”/ Misioni i suksesshëm i Artemis II, NASA: I radhës…

schedule08:37 - 11 Prill, 2026

schedule 08:37 - 11 Prill, 2026

Menaxheri i programit Orion, Howard Hu, u shpreh se kjo ditë përfaqëson “nisjen e një epoke të re në eksplorimin hapësinor me njerëz”. Në të njëjtën frymë, drejtori i fluturimit për fazën e hyrjes në atmosferë, Rick Henfling, nënvizoi se misioni i ardhshëm është “shumë pranë”, duke bërë të ditur se ai pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

Sipas Henfling, ekuipazhi i misionit Artemis II përshkoi një distancë totale prej 700.237 miljesh gjatë udhëtimit, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 24.664 miljesh në orë. Zyrtarët sollën në vëmendje edhe disa nga momentet më të spikatura të misionit. Administratorja në detyrë, Lori Glaze, e përshkroi eklipsin diellor të vëzhguar nga hapësira si një “përvojë plotësisht të veçantë”.

Pas imazheve mbresëlënëse të dërguara nga ekuipazhi gjatë misionit, Glaze theksoi se është grumbulluar një sasi e konsiderueshme të dhënash, të cilat do t’i nënshtrohen analizës në javët në vijim. Nga ana tjetër, Hu ndau edhe një moment emocional personal, duke u shprehur se kjo përvojë ishte “mijëra herë më e bukur” sesa filmi Star Wars, të cilin kujtoi se e kishte parë dikur me babanë e tij të ndjerë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!