Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit.
Sipas tij, nga kjo lehtësi përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat shqiptare me mjetet e tyre lundruese
“Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije.
Një lajm i mirë për mjetet lundruese turistike dhe ata që duan të shijojnë mrekullitë e vendit tonë nga deti. Tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese. Policia Kufitare mbërrin tek ata kudo në bregdet për të kryer procedurën përkatëse”, shkruan Rama një një postim në Favebook.
/abcnews.al