Nis nesër sesioni i ri Parlamentar, kush do e mbajë fjalën hapëse

schedule11:14 - 9 Shtator, 2021

schedule 11:14 - 9 Shtator, 2021

Ditën e nesërme zyrtarisht do të nis punë Parlamenti i ri. 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të mblidhen në sallën e Kuvendit ku edhe do të bëjnë betimin.

Mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të nisi në ora 10:00. Mësohet se fjalën e parë hapëse të nisjes së legjislaturës së re do ta mbajë deputetja Luljeta Bozo.

Ndërkohë duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk do të lejohen gazetarët dhe kamerat.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e premte, datë 10.09.2021, ora 10:00.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Me rastin e fillimit të Legjislaturës së X të Kuvendit dhe sesionit të parë të kësaj Legjislature, uroj të kemi një bashkëpunim të suksesshëm.
Zyra e Shtypit dhe shërbimet e Kuvendit do të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të rritur transparencën e bashkëpunimit me median, në mënyrë që publikut e qytetarëve t’u ofrojmë informacion të plotë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit! /abcnews.al/