Rama, Kurti, Osmani, Begaj në Vlorë, nis ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë

schedule10:06 - 28 Nëntor, 2022

schedule 10:06 - 28 Nëntor, 2022

Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni janë kreu i shtetit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e figura të tjera të larta të shtetit.

Pas vendosjes së kurorave, një fjalim para të pranishmëve ka mbajtur Presidenti Bajram Begaj, i cili tha se “me gëzim dhe krenari të ligjshme Vlora lavdimadhe na fton sot për të kremtuar 110-vjetorin e Pavarësisë.”

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin të pranishëm në Tiranë të dielën kur u mbajt edhe një seancë e përbashkët plenare me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në Kuvendin e përbashkët u bënë thirrje për rritje të bashkëpunimit mes dy vende dhe jo vetëm në nivel politikanësh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!