Nis në Britani fushata e vaksinimit me AstraZeneca

schedule08:44 - 4 Janar, 2021

schedule 08:44 - 4 Janar, 2021

Në Britani nis sot vaksinimi me vaksinën kundër Covid-19 nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Kështu Britania është vendi i parë në botë që nis përdorimin e kësaj vaksine.

Gjashtë spitale në Angli do të sigurojnë dozat e para, ndërsa rreth 530,000 janë aktualisht në dispozicion në Britani. Fushata e vaksinimit do të shtrihet në qendrat e tjera të vaksinimit në ditët në vijim, ndërsa qeveria shpreson të jetë në gjendje të japë dhjetëra miliona doza brenda pak muajsh.

“Është një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi të tmerrshëm dhe shpresoj se ofron shpresë të re për të gjithë,” tha sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock. g.v/abcnews.al