Nis ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, Balluku: Më i madhi në Ballkan, frymëmarrje për sistemin energjetik

schedule10:57 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:57 - 1 Korrik, 2022

Nis ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Energjitikës, Belinda Ballauku, e cila ka theksuar se ky do të jetë parku më i madh në Ballkan, me 140 megavat për orë.

Balluku ka shtuar se energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku dot jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro u shpreh ministrja.

Balluku: Është parku më i madh fotovoltaik në Ballkan me 140 megavat orë. Kjo ditë merr rëndësi më të madhe. Energjia që ne prodhojmë mbulon vetëm 70% të nevojave që ka vendi për konsum. Parashikimet për rritjet për çmimin e energjisë së importuar, janë hedhur poshtë pasi pritej që një megavat të ishte 250-260 euro, por ka arritur në 340 euro. Voltalia është një nga kompanitë e prodhimit energjetik, që ka zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku dot jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Këtu po nis investimi prej 100 milionë eurosh për ti dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!