Nis ndërhyrja për eleminimin e rrëshqitjes në rrugën Krrabë-Elbasan

schedule15:52 - 24 Shtator, 2018

schedule 15:52 - 24 Shtator, 2018

Ndërhyrja për të eleminuar rrëshqitjen në rrugën nga Kërraba në Elbasan, ka nisur. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar inspektoi punimet dhe deklaroi se për menaxhimin e trafikut është hartuar një plan masash me policinë.

Në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin ka nisur puna për të eleminuar rrëshqitjen e dherave. Kontrata e lidhur me kompaninë që po kryen punimet parashikon që ndërhyrja të zgjasë rreth katër muaj. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, tregoi se gjatë kësaj periudhe për menaxhimin e trafikut është hartuar një plan masash me policinë rrugore.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH: “Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes.”

Projekti, sipas drejtorit të rrugëve, i jep zgjidhje rrëshqitjes dhe siguron të gjithë skarpatën problematike për një afat të gjatë kohor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!