Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis muaji i Kombëtares/ Eliminatoret e “Botërorit 2026”, në mars ndaj Anglisë e Andorrës

schedule12:37 - 28 Shkurt, 2025

schedule 12:37 - 28 Shkurt, 2025

Pritjes po i vjen fundi. Me marsin nis një muaj i rëndësishëm për kombëtaren e Shqipërisë, që kthehet në fushë për herë të parë për këtë vit me dy ndeshjet premierë në eliminatoret e “Botërorit 2026” kundër Anglisë në “Ëembley” dhe Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Bashkë me pritjen edhe koha e Silvinjos për të shuar dilemat mbi listën e lojtërëve që do grumbullojë për këto dy sfida po mbaron.

Pas dyshimeve që shoqëruan javët e fundit të shkurtit, tekniku kuqezi ka marrë sinjale pozitive nga dy shtyllat e mbrojtjes, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismjali.

Ata kanë kaluar problemet fizike dhe janë kthyer në fushë me skuadrat e tyre dhe janë gati për sfidat e marsit.

I njëjti diskutim edhe për Mario Mitaj, ndërsa e sigurtë është mungesa e Elseid Hysaj.

Përveç minutave në këmbët e lojtarëve, me përjashtim të Qazim Laçit që luan me vazhdimësi, nuk ka probleme me dëmtimet sa I përket lojtarëve të mesfushës.

Zgjedhjet e vështira të Silvinjos lidhen me sulmin. Me Brojën pa shanse për t’u grumbullar, për momentin siguri janë vetëm Manaj dhe Daku për rolin e numrit 9. Mbetet për t’u mësuar fati i Myrto Uzunit, që nuk luan prej dhjetorit të vitit të shkuar dhe pret të debutojë me Austin FC në kampionatin amerikan.

Të sigurta janë ftesat për Bajramin, Asanin, Hoxhën dhe Muçin, ndërsa risi për repartin ofensiv pritet të jetë Anis Mehmeti.

Të gjitha këto pikëpyetje do të marrin përgjigje në javën e dytë të marsit, kur Silvinjo do të publikojë listën e lojtarëve përara se të nisë përgatitjet për debutimin në kualifikueset e “Botërorit 2026” në transfertën e vështirë të datës 21 kundër Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!