MotoGp ka startuar sot dhe Enea Bastianini e ka nisur në mënyrën më të mirë, duke triumfuar në elitën e garave me motorë në Çmimin e Madh të Katarit.
Piloti italian me motorin e tij Ducati ka lënë pas tij Brad Binder dhe Pol Espargaro, që garojnë respektivisht për KTM dhe Honda.
Kampioni në fuqi i MotoGP, Fabio Quartararo e mbylli në vendin e nëntë. I pesti, me Honda, u rendit Marc Marquez, kurse Francesco Bangnaia dhe Jorge Martin nuk e përfunduan garë, pasi u rrëzuan në fund. / abcnews.al