Nis me debate seanca e sotme plenare, Berisha sulmon Ramën: Ka moral dhe psikologji prej xhelatësh

schedule10:20 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:20 - 17 Nëntor, 2022

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari që mori fjalën ishte kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në fjalën e tij me mikrofon të fikur, kryedemokrati doli kundër procesverbalit duke shtuar se mban “gjuhën e një ordineri” duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

“Ky procesverbal përmban gjuhën e një ordineri e cila është e denjë vetëm atë që ka si moral dhe si psikologjinë, moralin dhe psikologjinë e xhelatëve paraardhës të tij.”

Ish-kryeministrit ia ndërpreu fjalën nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërsa pati edhe reagime nga salla nga ana e deputetëve të Berishës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!