Nis me tensione Kuvendi, Bardhi: Ndërprisni seancën, thërrisni Ramën të japë llogari

schedule10:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 10:43 - 20 Korrik, 2023

Ka nisur me debate seanca e fundit parlamentare për këtë sesion ku deputetët e opozitës kërkojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për inceneratorët.

Ndërkohë mazhoranca nga ana tjetër e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre, por duket se deputetët e opozitës nuk ndalen dhe kërkojnë interpelancën për inceneratorët ku dy ministra janë në burg dhe sipas tyre po përgatitet dhe arrestimi I dy të tjerëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga foltorja e kuvendit ka kërkuar pjesmarrjen e kryeministrit në këtë interpelancë dhe gjithashtu ndërprerjen e seancës nëse nuk futet në rend dite kërkesa që ato kanë bërë për interpelancën e inceneratorëve.

Ju të vidhni votën sy për sy dhe kërkoni që të bëni sot seancë plenare.  Pyetjet interpelanca, ke dy kërkesa të opozitës dhe ti si pikë të parë duhet që ta fusësh në një mocion me debat, unë e kuptoj sikletin tuaj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por aferën e inceneratorëve ku është përfshirë nga i pari juaj Edi Rama dhe deri te i fundit i qeverisë që të kaloni pa debat. Unë ju ftoj që ti thoni kryeministrit që të vijë dhe të përgjigjet kërkesës së opozitës për këtë mocion, ka dy ministra në burg për këtë dhe do të bëhen gati dhe dy të tjerë, unë e kuptoj sikletin dhe frikën tuaj pasi ka disa kohë që u kërcënon një zë se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama të marrë guximin dhe të dalë të japë llogari, ndërprisni seancën dhe siç keni thenë seancën tjetër që nëse do të sillni një mekanizëm do të marr guximin dhe do të sjell kryeministrin në seancë. Merr guximin dhe sille kryeministrin në seancë”, ka thënë Bardhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!