Nis me 2 Shtator raundi i parë i regjistrimeve në universitet

schedule15:09 - 27 Gusht, 2019

schedule 15:09 - 27 Gusht, 2019

Katër nga gjashtë fakultete të Universitetit të Tiranës i kanë dhënë fund ankthit të të rinjve. Ekonomiku, drejtësia, shkencat sociale dhe gjuhët e huaja kanë publikuar fituesit e këtij viti akademik.

Të pakënaqurit kanë të drejtën e ankimimit deri në fund të Gushtit ndërsa raundi i parë i regjistrimeve nis më 2 Shtator. Ajo që bie në sy dhe këtë vit është mesatarja e lartë e kandidatëve për studentë që kanë zgjedhur ekonominë dhe drejtësinë.

Këtë vit për herë të parë në ekonomi një cikël leksionesh do të zhvillohet në gjuhën angleze. Ndërsa tek drejtësia nis aplikimi i sistemit pesëvjeçar. Përgjysmimi i tarifës së shkollimit sipas dekanëve këtë vit mbetet në dore të qeverisë.

Nëse në ekonomi dhe drejtësi kandidatët për studentë i afrohen 10, tek gjuhët e huaja dhe shkencat sociale ata janë me mesatare mbi 7.5./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!