Nis mbyllja e pikave të basteve para 31 dhjetorit

schedule16:41 - 5 Nëntor, 2018

schedule 16:41 - 5 Nëntor, 2018

Pas 31 dhjetorit të 2018 nuk do të ketë më asnjë pike bastesh apo kazinosh elektronike në vendin tonë sipas vendimit të qeverisë, por që tani duket se kanë nisur edhe mbylljet e para të këtyre bizneseve mjaft fitimprurëse.

Vendimi i kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të basteve duke nisur nga 31 dhjetori i këtij viti, duket se ka nisur të japë efektet e para për këto biznese. Siç e tregojnë edhe pamjet një pjesë e tyre në kryeqytet janë mbyllur.

Disa pika bastesh madje kanë hequr edhe çdo tabelë apo logo që ishte e vendosur tek biznesi I tyre. Jashtë kameras një pjesë e personave që zotërojnë këto biznese deklarojnë se janë të detyruar t’I mbyllin bastet dhe lotot në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë taksa pasi për ta ka kosto dhe humbje të mëdha. Edhe agjencitë imobiliare bëjnë të ditur se ambiente që deri më tani shërbenin si pika bastes dhe lotosh, janë bërë pjesë e listës së ambienteve të lira që lëshohen me qira.  Sipas ligjit të miratuar nga qeveria Rama, duke nisur nga data 31 dhjetor 2018, do të pushojnë së funksionuari të gjitha pikat e basteve dhe kazinove elektronike në vendin tonë. Me mbylljen e këtij lloji biznesi që deri më sot lulëzonte gjithandej dhe kishte një numër të madh të punësuarish, pas 31 dhjetorit pritet të mbeten pa punë pjesa më e madhe e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!