Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Basha mbledh krerët e degëve

schedule17:27 - 13 Mars, 2022

schedule 17:27 - 13 Mars, 2022

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.

Kryedemokrati Lulzim Basha thirri ditën e diel krerët e degëve pas zhvillimeve të ditëve të fundit në PD, ku zërat për largimin e tij erdhën në rritje, pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 6 marsit.

Kujtojmë që një grup deputetësh të PD gjatë ditëve të fundit kanë kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, duke ia faturuar atij rezultatin zhgënjyes të 6 marsit, ku demokratët nuk morën asnjë bashki. /Abcnews.al/