Nis mbledhja e grupit të PD, Alibeaj: E kam detyrim të dëgjoj deputetët, çështjet që do diskutohen

schedule17:00 - 5 Maj, 2022

schedule 17:00 - 5 Maj, 2022

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Në hyrje të selisë blu Alibeaj tha se e ka për detyrim që të dëgjojë anëtarët e grupit të PD duke theksuar se do të diskutohen shumë çështje, përfshirë dhe negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet”, pohoi ai.

Nuk i kurseu ironitë teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet si kryetar nga grupi i Rithemelimit.

“Ça ishte ajo, komisioni? E ç’a pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.”, tha ai.

Përpara nisjes së mbledhjes deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh për media se sipas tij ka përpjekje për të ndarë Partinë Demokratike në dy pjesë. Kësisoj ai theksoi se të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin një zgjidhje situatës dhe të lënë pas protagonizmin personal.

Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm personal duke mos u dhënë hapësirë diskutimeve për zgjidhjen e krizës dhe ecjen përpara të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore. Grupi duhet të hyjë në një hulli të rregullt. Kryesia duhet të mblidhet me rregull. Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje situatës”.

Lexo edhe: Negociatat me PS për presidentin e ri, grupi i PD mblidhet nesër

Socialistët kanë rishprehur gatishmërinë që të ketë një proces real konsultimesh me opozitën për gjetjen e kandidaturës për President. Si Gjiknuri dhe Balla, që drejtojnë grupin e mandatuar nga PS për këtë proces, thonë se nuk duket e pamundur që të arrihet drejt një kandidature konsensuale.

/abcnews.al