Nis marshimi për “1 Majin” në Tiranë, protestuesit kërkojnë punë dhe paga të larta

schedule11:22 - 1 Maj, 2022

schedule 11:22 - 1 Maj, 2022

Qytetarët shqiptarë kanë dalë mëngjesin e sotëm në shenjët proteste me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Protestuesit nisën marshimin nga sheshi Skënderbej, ndërsa po shkojnë drejt Kryeministrisë.

Me pankarta ne duar qytetarët kërkojnë punë dhe paga të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri dhe çmimet që po rriten nga dita ditës.

Lexo edhe: Dita e punëtorëve, Rama ka një mesazh për të gjithë ata që bënë realitet projektin e rindërtimit

Në 1 maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune. Por si mbeti 1 Maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

1 maji i parë lind në Paris në 1889-ën.

Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez.

Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë.

Përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e punës festohet të hënën e parë të shtatorit. Festa e ka origjinën nga Kanadaja në kujtim të manifestimeve ku punëtorët kërkonin orar të reduktuar pune nën emrin e “Lëvizjes së nëntë orëve”. /abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!