KORÇË- Ka nisur largimi i emigrantëve dhe kjo ka bërë që në pikat kufitare të ketë fluks të shtuar.
Në pikën kufitare të Kakavijës, fluksi i menjëhershëm i emigrantëve që largohen ka bërë që të krijohen 3 korsi me automjete ndërsa pritja shkon deri në 20 minuta.
Në palën shqiptare punohet me katër sportele ndërsa në atë greke me tre.
Vonesat e emigrantëve shkojnë deri në 20 minuta çka konsiderohet normale për shkak të largimit të emigrantëve që kanë pushuar në vend.