Kuvendi i Shqipërisë në seancën e kësaj të enjtje në rendin e ditës dy janë çështjet kryesore, interpelanca e thirrur nga opozita me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe miratimit të emrave të Komisionit të posaçëm parlamentar për përzgjedhjen e kandidaturave drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Hapja e kandidaturave për KQZ-në i hap dyer PD-së për të hyrë në Kuvend, pas rreth 2 vitesh jashtë.
Ndërkaq pjesë e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re pritet të jenë Alket Hyseni, Adnor Shameti e Damian Gjiknurin nga mazhoranca, Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi nga opozita e re dhe Oerd Bylykbashi i opozitës jashtëparlamentare.
Ndërkohë mazhoranca dhe opozita vijojnë të jenë të ndara në qëndrimet e tyre, ç’ka ka sjellë ngecjen e mbledhjeve të Këshillit Politik./abcnews.al