KAVAJË- Jo vetëm kandidatë të PD, por edhe aleati më i ngushtë i tij, Ilir Meta dyshon tek Berisha. Partia e Larisë ka kërkuar në KAS rinumërim votash për Kavajen.
Opozita aty arriti të fitojë, ndonëse nuk nxori asnjë deputet, por partia e drejtuar nga Ilir Meta hedh akuza se gjatë numërimit të votave ka patur parregullsi.
Dhe në Kavajë, Ilir Meta ka marre vetëm 113 vota preferenciale, kurse më i votuari, doli kushëriri i Elvis Rroshit, ish kryebashkiakut socialist, me 2800 vota.
Tashmë jo vetëm doktor Ilir Alimehmeti, por edhe aleati Ilir Meta, akuzon PD se ka tjetërsuar votat e kandidatëve, dhe janë vjedhur brenda llojit.
A është kjo një krisje mes Metës dhe Berishës?
Doktori të shtunën e konsideroi aleatin e tij një të burgosur politik, por tha se në të ardhmen, cdo forcë politike bën zgjedhjen e vet. Vetë Meta, i cili refuzoi listën e mbyllur të Berishës, doli në listë te hapur dhe nuk ia doli.
Por as pranoi skemën e dorëheqjes së kandidatëve të tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho për te marrë mandatin e fituar lirinë. Akuza e vetme e Metës, ishte ndaj sistemit zgjedhor, te nënshkruar në vitin 2008, me kryeministër Berishën e lider opozite Ramën./abcnews.al