Nis kontrolli në plazhe/ Task Forca në terren për të monitoruar subjektet

schedule15:52 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:52 - 10 Qershor, 2024

Të hënën Task Forca ndërinstitucionale për sigurinë në plazhe u ndal në vendin e quajtur “plazhi i madh” në Durrës.

Inspektorët kontrolluan nëse subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë bregdetit respektojnë rregullat dhe nëse kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit.

Nga kontrollet e para është vërejtur se disa prej subjekteve kanë zaptuar hapësirat publike.

Oltien Gripshi, Koordinatori i Task Forcës thotë se edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me vitet e shkuara, numri i ulët i rojeve bregdetare mbetet sërish problem.

Nga “përroi i agait” e deri te “ura e dajlanit” janë afro 50 plazhe publike dhe në secilin prej tyre janë marrë masa për vendosjen e sinjalistikës dhe sigurimin e kushteve për pushuesit.

Kjo Task Forcë ndërinstitucionale do të vijojë kontrollet përgjatë gjithë sezonit ndërsa subjektet që do të gjendjen në shkelje do të ndëshkohen me gjobë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!