Komisioni Hetimor në Shëndetësi/ Mbledhja e parë nisi me debate mes mazhorancë dhe opozitës

schedule13:30 - 25 Mars, 2024

schedule 13:30 - 25 Mars, 2024

Mbledhja e Komisionit Hetimor për sterilizimin dhe check up në shëndetësi, këtë të hënë nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës, edhe pse ishte një mbledhje konstituive. Gazetarja Erneta Shevroja bëri një përmbledhje të të gjithë situatës, duke theksuar se të dyja palët diskutuan nëse do të duhej të mbahej kjo mbledhje apo jo, edhe në vijimësi do duhet të dakordësojnë më shumë.

Sakaq, sipas Shevrojës, nga ana mazhorancë ka pasur replika që deputetët e opozitës dalin në konfluzione që në fillim.

Pas një fjale të shkurtër të mbajtur nga drejtuesja e mbledhjes së komisionit, Albana Vokshi, anëtari dhe deputeti i PS, Plarent Ndreca deklaroi se ajo po paragjykonte komisionin duke dalë në përfundime dhe se po bënte deklarata partiake.

“Më vjen shumë keq që u nis në këtë mënyrë. Del e qartë që ju e keni paragjykyar veprimtarinë e këtij komisioni. Keni thyer parimin e respektimit të rregullit ligjor. Ne jemi ngritur për të hetuar, për të mos paragjykuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake, ndërkohë që jemi këtu për një proces, e kemi nisur me këmbë jo të mbarë. Respektoni parimet kushtetuese”, iu drejtua Ndreca, Vokshit.

Në përfundim, gazetarja theksoi se ky komision hetimor filloi punën duke zbatuar ligjin e ri të komisioneve, por këtë të hënë u deklarua nga kryetarja Vokshi se ekspertët do zgjidhen me votim, gjë që nuk ka qene më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!