Nis investimi për rrugën në zonën turistike të Shëngjinit

schedule15:44 - 22 Shtator, 2018

schedule 15:44 - 22 Shtator, 2018

Rruga që përshkon zonën turistike të Shëngjinit po rikonstruktohet e gjitha. Investimi që po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikohet të lehtësojë lëvizjen e turistëve gjatë sezonit veror.

Një pamje të re po merr rruga që përshkon zonën turistike të Shëngjinit. Aty ka nisur puna për rikonstruksionin e saj. Investimi po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Segmenti i amortizuar nga porti deri tek lapidari është asfaltuar i gjithi. Por kjo është vetëm faza e parë. Për Bashkinë e Lezhës mbetet e rëndësishme zbatimi i plotë i projektit.

Alfrida Marku, Nënkryetare e Bashkisë Lezhë: “Rruga e Shëngjinit do të sjellë një impakt mjaft pozitiv qoftë për banorët e zonësqoftë për qindra e mjiëra pushues e vizitorë që e frekuentojne dhe vizitojnë çdo sezon veror bregdetin e Shëngjinit.”

Brenda javeë që vjen do të nisë edhe projekti për rehabilitimin e rrugës hyrëse drejt qendrës së Shëngjinit, e cila do të lehtësojë lëvizjen drejt kësaj zone turistike. Çdo sezon veror Shëngjini pret mijëra pushues vendas dhe të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!