Nisi mëngjesin e kësaj të hëne në Gjykatën e Barcelonës, procesi për akuzat për përdhunim ndaj Dani Alves, me ish-futbollistin që akuzohet për dhunë seksuale nga një 23-vjecare me ngjarjet që kanë ndodhur në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022, në diskotekën “Sutton” të Barcelonës.
Pak ditë më pas, Dani Alves u paraqit në polici për të dhënë deklaratën e tij, mirëpo u arrestua dhe u transportua në burgun katalanas, “Brinas 2” e tani pas thuajse 13 muajsh po përballet në një proces me palën akuzuese, që kërkon ndaj tij 12 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar 9 vite, përveç ndëshkimeve të tjera ekonomike.
Deri në fund pala mbrojtëse u përpoq të gjente një akord me viktimën, por pa sukses e në këtë mënyrë ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit u paraqit në gjykatë, ku bashkë me të ishte edhe nëna e tij, Lucia, e cila në media të ndryshme është akuzuar se ka shpërndarë në rrjete sociale foton e viktimës, diçka që ka përkeqësuar figurën e të birit.
Ish-anësori i mbrojtjes, tashmë 40-vjeçar ishte në vështirësi që më parë, duke qenë se në marrjet në pyetje ka ndryshuar versionet mbi ecurinë e ngjarjeve atë natë plot 4 herë. Herën e parë deklaroi se nuk e kishte parë kurrë më parë “viktimën”.
Dhe njëkohësisht duke shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë. Mbrojtja gjithashtu ka kërkuar që Dani Alves të deponojë i fundit në radhë, pas vajzës në fjalë dhe jo i pari, siç ishte parashikuar fillimisht. /i.m /abcnews.al