Nis gjuetia e luksit të oligarkëve rusë në Itali, konfiskohen jahtet e vilat e “super të pasurve”

schedule22:25 - 5 Mars, 2022

schedule 22:25 - 5 Mars, 2022

Italia ka sekuestruar 143 milionë euro jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë që nga e premtja. Të sekuestruara janë Mega-jahte, avionë privatë dhe vila luksoze.

Gjithsej 680 persona kanë qenë aksionin e policisë financiare italiane, nga të cilët 25 janë “super të pasur” raportojnë mediat italiane. Midis tyre Aleksej Mordashov, i parë disa herë në “Costa Smeralda” me anijen e tij 146 metra. Ose Igor Seçin, në krye të gjigantit shtetëror të naftës Rosneft, me anijen e tij 88 metra.

Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putinit”, ministri i Jashtëm i Italisë. Luigi Di Maio, i tha televizionit shtetëror italian të premten, kur njoftoi planet e Italisë për të filluar sekuestrimin e pronave që u përkasin oligarkëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Policia ka sekuestruar superjahtin Lena, i cili i përket Gennady Timchenko, një oligark i afërt me Putinin, në portin e San Remos, si dhe 215ft Lady M në pronësi të Alexei Mordashov në Imperia, dhe vilat në Toskanë dhe Komo.

Vila e manjatit të biznesit ruso-uzbek Alisher Usmanov u sekuestruan gjithashtu përgjatë Bregut Emerald në Sardenja veriore.

“Perëndimi – kërcënoi Joe Biden në fjalimin e tij të fundit, do të sekuestrojë jahtet, apartamentet luksoze dhe avionët privatë të oligarkëve rusë”. Dhe kështu ndodhi: ditët e fundit, sekuestrime të mega jahteve dhe vilave u kryen edhe në Francë dhe Gjermani. Në Itali, operacionet u koordinuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e cila mblodhi së bashku komitetin e sigurisë financiare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!