Nis garën elektorale Kamala Harris, konsiderohet pasardhësja e Obamës

schedule14:24 - 22 Janar, 2019

schedule 14:24 - 22 Janar, 2019

Kamal Harris, avokate me profesion dhe ish-prokurore do të jetë gruaja e katërt në radhët e demokratëve që do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake për të pasur mundësinë të synojë Shtëpinë e Bardhë.

Një grua me origjinë gjysëm aziatike dhe gjysëm afro amerikane; e lindur dhe e rritur në Kaliforni, liberale dhe anti Tramp, avokate dhe ish prokurore. Janë këto të dhënat e Kamala Harris, senatores që ka vendosur të garojë në zgjedhjet paraprake në radhët e demokratëve për kandidaturën presidenciale në zgjedhjet e 2020-ës.

54 vjeçarja e cila njihet dhe si version femëror i ish presidentit amerikan Barak Obama, shprehet se njerëzit meritojnë dikë që të luftojë për ta. Me anë të një video të publikuar on line ajo konfirmoi kandiaturën e saj për shtëpinë e Bardhë për 2020-ën duke thënë se është një person që vë interesat e amerikanëve para interesave të saj.

Senatorja Harris mund të jetë presidentja e parë grua e vendit, dhe është përfaqësuesja e dy minoriteteve më të rrënjosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barak Obama e ka mbështetur gjithnjë publikisht, duke e cilësuar dikur se prokuroren më të bukur në vend. Një batutë për të cilën u detyrua të kërkonte falje më pas.

Harris është gruaja e katërt në radhët e demokratëve që zyrtarizon objektivin e saj për të qenë president. /abcnews.al