Nis festa e “Tre Luanëve”, Harry Kane dërgon topin në rrjetën e Schmeichel

schedule18:21 - 20 Qershor, 2024

schedule 18:21 - 20 Qershor, 2024

Që prej minutës së parë, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, përballë “Vikingëve” danezë, gol, që ka ardhur në minutën e 17′-të të sfidës.

Një rrëmujë në zonën daneze e krijuar nga anësori Kyle Walker është finalizuar më së miri nga “bomberi”, Harry Kane, i cili me një goditje të lehtë çon topin pas shpatullave të Schmeichel. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al