Nis faza e dytë e projektit të Lungomares, Rama inspekton punimet

schedule15:56 - 7 Shtator, 2019

schedule 15:56 - 7 Shtator, 2019

Kryeministri Rama ka qenë në Vlorë ku ka inspektuar disa kantiere ndërtime, si faza e dytë e Lungomares, qendra historike e qytetit dhe një shkollë në Vllahinë. Kryeministri Rama e nisi fundjavën me disa inspektime në Vlorë. Fillimisht, Dritan Leli i tregoi ecurinë e punëve për fazën e dytë të Lungomares.

Por kryeministri kishte vërejtjet e tij.  Kreu i qeverisë inspektoi po ashtu edhe punimet në qendrën historike të qytetit, ku bulevardi i ri “Ismail Qemali”,  lidhet me Sheshin e Flamurit.

Kryeministri ishte dhe në Vllahinë, aty ku Shkolla e Mesme e Bashkuar i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kështu kushte bashkëkohore të edukimit të nxënësve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!