Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec. Sipas informacioneve, dëbora është e pranishme kryesisht në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë zbritur në vlera negative.
Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes pritet të ndërhyjnë me kriposjen e rrugës për të shmangur formimin e ngricave dhe rrëshqitjet e automjeteve. Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullim.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, veçanërisht për shkak të kushteve dimërore. / abcnews.al/


