Nis ceremonia për Katsifas: Mbahen larg gazetarët

schedule11:14 - 26 Tetor, 2019

schedule 11:14 - 26 Tetor, 2019

Ka filluar ceremonia përkujtimore e ekstremistit grek Kostas Katsifas që u neutralizua nga RENEA teksa qëllonte ndaj policisë më breshëri automatiku.

Pjesë e kësaj ceremonie janë bërë edhe konsulli grek në Gjirokastër, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ish-ministri Spiro Ksera si edhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.

Ky i fundit është i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku mbetën të vrarë njuë oficer dhe ushtar shqiptar.

Ndërkohë, policia i ka ndaluar futjen në Shqipëri ekstremistit tjetër grek Babis Karathano.

Familjarët e Katsifas ndodhen në kishën e fshatit, ndërsa zona është mbushur me të afërm tjerë që gjenden në hyrje të saj. Të afërmit nuk kanë lejuar afrimin e gazetarëve brenda territorit të kishës.

Kostas Katsifas u neutralizua vitin e shkuar nga RENEA pas shumë thirrjeve për t’u dorëzuar, të cilave ai iu përgjigj me breshëri automatiku.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!