TIRANË – 12 vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë, Shqipëria po ndërmerr një operacion kombëtar stasistikor për të skanuar të gjithë popullatën dhe banesat, proces i cili njihet me termen cens.
Ai do të nisë të hënën që vjen dhe do të përfundojë në fund të tetorit. Drejtoresha e Institutit të Statistikave sqaroi detajet përpara financuesve të procesit: qeverisë dhe ambasadave.
INSTAT do marrë 8 muaj kohë për të përpunuar të dhënat e grumbulluara nga këto pyetësorë.
Të dhënat anketuesit do t’i mbledhin në tableta, dhe pyetësori prek cështje të larmishme. Ato më të ndjeshmet, gjuha, feja dhe përkatësia etnike janë lënë në dorë të vetë qytetarëve, të përgjigjen ose jo, sipas dëshirës.
Për realizimin e këtij procesi, INSAT ka punësuar mbi 7500 persona. Censi financohet 55% nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga partnerë ndërkombëtarë. Refuzimi për të marrë pjesë në cens, dënohet me gjobë./abcnews.al